A topnotch WordPress.com site

Tiranë- Forumi rinor I partisë së gjelbër,në ditën botërore të varfërisë ,në vazhdën e aksioneve paralele të simotrave te saj në tërë Europën,ndërmori një aksion të ngjashëm në kryqytetin e paradokseve të mëdha.

Ky  aktivitet nisi me një marshim fare paqësor nga sheshi nënë Tereza deri në atë  Skënderbej,duke synuar kësisoj  tërheqjen e vëmendjes,jo të njerëzve të kamur të këtij vendi,port ë njerëzve të zakonshëm  që rropaten cdo dite për të nxjerrë bukën e gojës.

Të atyre bashkëqytetarëve të cilëve u ndërpritet energjia elektrike ngaqë nuk kanë me se ta paguajnë,të atyre që punojnë ndonjëherë sa për të mbajtur frymën,të atyre që marrin frymë sa për të jetuar,të atyre që jetojnë me atë ndihmën ekonomike që sblejnë dot as bukën e së fundmi të atyre që bukën thatë e kanë ushqim të përditshëm.

Në focus ishin edhe kamarjerët jurista,banakjerët doktorra epastruesit ekonomista,shkurt papunesia e theksuar e të rinjve,të cilëve mezor punësimi I shfaqet si domosdoshmëri në nevojë ,minimalisht për të siguruar ca të ardhura për ato libar të pacertifikuar,,jocilësore,pa cmime e të  shtrenjta, që I nevojiten për të vazhduar studimet,e fatkeqesisht jo rralle për të mbajtur familjet që bëjnë shyqyr që u është rritur djali.

Ishim pak por të gjithë bashkë,ashtu sikundër të gjithë bashkë duhet të jemi më shumë për të kërkuar  me ngulm të drejtat që na takojnë në një vend të supozuar demokratik. Skema sociale për të varfërit  e pamundur,punësimi I të rinjve në vendin me moshën më të re në Evropë duhet me patjetër të jetë në qendër të politikave ,sidomos të Gjelbëra.

 Partia e Gjelbër në aktivitet me rastin e Ditës së Varfërisë ( njoftim për shtyp )

Nga Olsi Bakalli 

Sot, Rinia e Gjelbër në bashkëpunim me një organizatë të huaj të quajtur “Ballkanas le te zgjohemi” ( BLGU ), në kuadër të një projekti të titulluar “ Të gjithë për natyrën” ( All for the Natur ), ndërmorën një nisëm për mbjelljen e fidanëve të pemëve në Bashkinë e Fushë Krujës. Nismës tonë ju bashkuan dhe të rinjve të shkollës së mesme Fushë Krujë.
Në Shqipëri, fenomeni i prerjes masive të drurëve dhe shkatërimi i sipërfaqeve të gjelbëra është kthyer tashmë në një epidemi. Kjo gjë ka sjellur një ndotje të lartë ajrit, erozionin e tokës dhe shkatërrimin e biodiversitetit. Qytetarët sot thithin me shume CO2 sesa oksigjen.

Ky projekt rrit ndërgjegjësimin në mënyrë që qytetarët të veprojnë për të mbrojtur dhe përmirësuar mjëdisin. Mbjellja e sa më shumë pemëve në qytete do të shtoi sipërfaqet e gjelbëra dhe përmirësoi dukshëm cilësinë e ajërit, do ta bëj jetën ë qytetarëve më cilësore.

Ndaj sot ne ndërmorëm këtë nismë me dëshirën për të nxitur vullnetarizmin e qytetarëve sidomos tek të rinjtë e për të sjellë një frymë tjetër në ndërgjegjësimin e komunitetit të zones.

Me kontributin dhe të Bashkia Fushë Krujë ne sot finalizuam me sukses këtë projekt në këtë qytet, me dëshirën për të sjellë edhe shumë si këto projekte në qytete të tjera të Shqipërisë.

Një fidan është një pemë, një pëmë është një jetë.

 

 

ELBASAN- Banorët e qytetit të Elbasanit, një qytet që e vuan shumë ndotjen e ambientit i janë bashkuar nismës së Rinisë së Gjelbër për të firmosur referendumin kundër mbetjeve!

Rinia e Gjelbër organizoi dje në Qytetin e Elbasanit mbledhjen e firmave për Referendumin që synon të hedhë poshtë Ligjin për Importin e Mbeturinave.

Rinia e Gjelbër me anë të kësaj nismë mbështet “Aleancën Kundër Importit të Mbetjeve” në mbledhjen e 50 mijë firmave që nevojiten për organizimin e këtij Referendumi. Qëllimi i referendumit është për t’i thënë jo importit të mbetjeve

 

Politikat e Gjelbera garanci për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri

Më datë 11 Shkurt 2012, Rinia e Gjelbër mbajti aktivin me temë “Politikat e Gjelbra garanci për një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë”. Në këtë takim merrnin pjesë delegatë nga Klubet e Gjelbra të 20 Universiteteve në vend. Gjithashtu mori pjesë dhe kryetari i Partisë së Gjelbër, z.Edlir Petanaj, i cili në fjalën e tij u ndal në rëndësinë e zhvillimit të politikave të gjelbra në vend dhe rolin që duhet të luaj Rinia jo vetëm në aspektin e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit qytetar por dhe në kuadër të aksionit konkret që rinia e gjelbër duhet të ndërmarrë për kapërcimin e krizës ekologjike që po përballim. Në këtë kontekst, ai e përshëndeti angazhimin aktiv të Rinisë së Gjelbër kundër “Ligjit të importit të mbetjeve”, por njëkohësisht kërkoi që ajo të jetë frymëzuesja dhe udhëheqësja për shumë të rinj që dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme të gjelbër.

Përfaqësuesit e Klubeve të Gjelbra firmosën së bashku formularin për referendumin kundër importit të mbetjeve dhe ndërmorën gjithashtu nismën që, duke filluar nga dita e hënë, të fillojë firmosja e këtij formulari në të gjitha Klubet e Gjelbra të Universiteteve.

Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua për organizimin e ri të Rinisë së Gjelbër dhe Manifestin e Gjelbër Rinor. Në fund të takimit, Delegatët e Klubeve të Gjelbra Rinore zgjedhën ekipin e ri drejtues të Rinisë së Gjelbër të përbërë nga:

  • Olsi Bakalli, Bashkë Kryetar i Rinisë së Gjelbër
  •  Xherri Mulaj, Bashkë Kryetare e Rinisë së Gjelbër
  •  Rodion Gjoka Sekretar i Pergjithshëm

 

Të Rinjtë e Gjelber nga e gjithë Europa u mblodhën morën pjesë në Kongresin e 4-të të Parties së Gjelber Europiane në Paris të Fancës.
Të Rinjtë e Gjelbër në bashkëpunim me Rininë e Gjelbër Francese zhvilluan një aktivitet kundër energjine nukleare dhe mbështetjes që i japin asaj disa lidër të politikës botërore. Vendet që kanë central nukleare në Europë, po bien nën ndikimin e efektit domino.
Rinia e Gjelbër Europiane organizoi këtë aktivitet, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm politikaneve europian dhe mbarë qytetarëve të europës për çka po ndodh me energjinë nukleare.Nuk është modernizimi i energjise nukleare shpëtimi por mos përdorimi i saj. Investimet duhet të përqendrohen drejt energjive alternative.Kjo është zgjidhja më e duhur për ti dhënë fund njëherë e mirë një epokë të vjetër e të shëmtuar të energjisë nukleare.

Kryetari i Partisë së Gjelbër Edlir Petanaj, zhvilloi një takim me drejtues të klubeve të Gjelbëra Rinore. Z.Petanaj, pasi mbajti një referim mbi politikat e Gjelbëra dhe parimet nga të cilat udhëhiqen sot të Gjelbërit Europian, si dhe nënvizoi misionin që ka Partia e Gjelbër, theksoi se është koha e politikës së Gjelbër. Në shumë vende politikat e gjelbëra po përkrahen nga shumë qytetarë. Kjo tregon qartë rëndësinë e kësaj politike në mbrojtje të të drejtave të individit dhe mjedisit. Qytetarët Europianë filluan të reagojnë dhe mbështesin “ Të Gjelbërit” për problemet madhore ekologjike që po kalon Europa si: ndryshimet klimaterike, ngrohja globale, kriza ekonomike, garancia ushqimore, ndotja e ajrit dhe ujit, ruajtja e burimeve natyrore, etj. Por tek ne, akoma nuk shfaqet një përkrahje e domosdoshme për këto politika dhe pse jemi vendi më i ndotur i Europës. Vetëm përkrahja e këtyre politikave mund ta përmirësojë këtë situatë të rënduar mjedisore dhe të ndalë katastrofën mjedisore që po na troket. Përgjegjësia ndaj kësaj katastrofe ekologjike i përket të gjithëve prandaj dhe angazhimi për përmirësimin e mjedisit kërkon solidaritetin e të gjithëve.
Ne dëshirojmë të përfshijmë sa më shumë të rinj në këtë nismë të rinisë së gjelbër e cila kërkon shtrirjen e saj si në shkollat e mesme dhe në universitete me “Klubet e Gjelbëra”. Këto Klube do të jenë misionarë të Kauzës Mjedisore (Të Gjelbër), të cilat jo vetëm do të luajnë një rol kryesor në ndërgjegjësimin e të rinjve reth problemeve mjedisore por dhe do të jenë burimi i ideve dhe alternativave për implementimin e politikave të gjelbëra.

Rinia e Gjelbër morrën pjesë në aksionin për pastrimin e bregdetit të Durrësit nga plehrat.
Rinia e Gjelbër filloj lëvizjes vullnetare mjedisore të ndërmarre pastrimin e pazhit të Durrësit.
Kjo nisëm vullnetare, që synon që ndërgjegjësimin e qytetarëve për veprime konkrete në dobi të mjedisit.

Rreth 5 kilometra vije bregdetare, ne plazhin e Durrësit u pastruan. Por ambienti i ndotur nga mbeturinat, vazhdon të jetë tejet i rëndë.
Viti 2010 duhet të jetë një vit Turistik,prandaj të gjithë ne duhet të bëjmë maksimumin për ti dhuruar turistëve një ambint të pastër dhë bukur për të kaluar pushimet.

Të Rinjtë e Gjelber nga e gjithë Europa u mblodhën morën pjesë në Kongresin e 4-të të Parties së Gjelber Europiane në Paris të Fancës.
Të Rinjtë e Gjelbër në bashkëpunim me Rininë e Gjelbër Francese zhvilluan një aktivitet kundër energjine nukleare dhe mbështetjes që i japin asaj disa lidër të politikës botërore. Vendet që kanë central nukleare në Europë, po bien nën ndikimin e efektit domino.
Rinia e Gjelbër Europiane organizoi këtë aktivitet, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm politikaneve europian dhe mbarë qytetarëve të europës për çka po ndodh me energjinë nukleare.Nuk është modernizimi i energjise nukleare shpëtimi por mos përdorimi i saj. Investimet duhet të përqendrohen drejt energjive alternative.Kjo është zgjidhja më e duhur për ti dhënë fund njëherë e mirë një epokë të vjetër e të shëmtuar të energjisë nukleare.

Hello world!

Welcome to WordPress.com! This is your very first post. Click the Edit link to modify or delete it, or start a new post. If you like, use this post to tell readers why you started this blog and what you plan to do with it.

Happy blogging!